Gjirokastër · UNESCO · VR Immersive
Legjenda e Princeshës Argjiro — Ismail Kadare
Kjo histori e jashtëzakonshme është krijuar me përkushtim nga Family Art Guides dhe sjell në jetë legjendën e Princeshës Argjiro, gruaja luftëtare e qytetit të Gjirokastrës, e cila, sipas gojëdhënës, zgjodhi të flijojë vetën së bashku me foshnjën e saj për të mos rënë në duart e pushtuesve osmanë. Rrëfimi ndërtohet mbi vargjet e mrekullueshme të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.
Rreth Eksperiencës
Virtual Argjiro është një eksperiencë e re kulturore dhe teknologjike që ndërthur trashëgiminë historike shqiptare me teknologjinë më të avancuar immersive. Për herë të parë në Shqipëri, Kalaja e Gjirokastrës, e mbrojtur nga UNESCO, është transformuar në një hapësirë narrative të gjallë, përmes një rindërtimi të plotë në 3D.
Në zemër të projektit qëndron krijimi i një digital twin, një kopje dixhitale e detajuar e kalasë, mbi të cilën janë ndërtuar ambjente historike, skena dramatike dhe një univers narrativ që rikthen në jetë legjendën e Argjiros.
Një histori që zhvillohet rreth jush, e ndërtuar mbi vargjet e Kadaresë.
Një hapësirë që ju përfshin emocionalisht dhe ju bën pjesë të legjendës.
Një mënyrë e re dhe e paprecedentë për të mësuar historinë shqiptare.
Estetikë vizuale dhe zanore e nivelit të lartë, prodhim profesional VR.
Teknologjia & Inovacioni
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërthurjen e kulturës me teknologjinë në Shqipëri — një model i ri për mënyrën se si trashëgimia kulturore mund të përjetohet në epokën digjitale.
Pse ta Vizitoni
Për të përjetuar një nga legjendat më të fuqishme shqiptare në një formë krejtësisht të re, të pamundur deri sot.
Për të eksploruar Gjirokastrën UNESCO përtej realitetit fizik, në dimensionin e historisë dhe legjendës.
Për të qenë pjesë e një eksperience pionere në rajon — teknologji e nivelit botëror, tregim shqiptar.
Për të lidhur historinë me emocionin dhe teknologjinë — një moment i paharrueshëm për çdo moshë.
Planifikoni Vizitën Tuaj
Kalaja e Gjirokastrës — Monument UNESCO
Rreth 10 minuta për sesion
Çdo ditë, sipas sezonit
Eksperienca organizohet në grupe të vogla për cilësi maksimale immersive
Rekomandohet rezervimi paraprak për të garantuar vendin tuaj
Rezervo Tani
Mos humbisni mundësinë për të qenë pjesë e kësaj eksperience të paharrueshme brenda mureve të Kalasë UNESCO.
Rezervo
Faleminderit! Do t'ju kontaktojmë brenda 24 orësh.
Kontakto
Faleminderit! Do t'ju përgjigjemi brenda 24 orësh.